Rreth Nesh

B&S Distribution

B&S Distribution vjen zyrtarisht në tregun shqiptar prej nëntorit të vitit 2017 jo si një shije e panjohur në hapësirën e tregut të verërave në Shqipëri.

Partnerët themelues vendosin të bashkojnë forcat pas eksperiencave të suksesshme dhe të jashtëzakonshme në sektorin specifik dhe magjik të pijes më të dashur në planet.
Dëshira dhe përkushtimi për të ofruar produkte cilësore ishte ajo që i nxiti, për tu prezantuar në tregun rajonal e ndërkombëtar si një kompani e vetme dhe unike si “B&S DISTRIBUTION”

Importimi i verës në Shqipëri nuk mund të ishte thjesht tregti. Por një vizioni i përbashkët dhe unik për të sjellë produktet më të mira të enologjisë botërore.

Pika e nisjes ishte pashmangshmërisht Italia. Kantina me histori që ecin së bashku me ne në rrugëtimin për cilësinë absolute. Hapat e mëtejshëm nga B&S Distribution do të hidheshin në Argjentinë me Botega Catena Zapata dhe ne Greqi me kantinën më të madhe për prodhimin dhe tregtimin e verës Alpha Estate.

Katalogu ynë është i pasur me produkte cilësore, si dhe me bashkëpunime dhe partneritete serioze dhe besnike. Etika morale dhe profesionale janë busulla jonë e bashkëpunimit. Me një kërkesë: origjinaliteti i kultivarit që çdo degustim të jetë një eksperiencë jo një çast konsumi.

Tanimë B&S Distribution është furnitori kryesor i sistemit HORECA dhe industrisë lokale enogastronomike.

Për vitin 2023 zgjerimi në rajonin e Ballkanit në shtetet fqinje është në axhendën e ditës. Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë hapat e mëtejshëm bashkë me Malin e Zi.
Marrëdhëniet tona me klientët HORECA janë efektive dhe organike për shkak të eksperiencës së hershme në industri të partnerëve themelues. Rrjedhimisht, rajoni do të ketë B&S Distribution si partnerin kryesor për çdo operator ,pasi disponon një portofol me brande prestigjioze dhe një mbështetje dhe ekspertizë konstante.

B&S Distribution është e njohur në treg për kriterin ekzotik; pasionin.

Në portofolin e produkteve dhe qasjen në marrëdhëniet b2b.